Tanin në Këshillin e Sigurimit: Nga Qeveria Kurti presim trajtimin e çështjeve të vështira

Tanin në Këshillin e Sigurimit: Nga Qeveria Kurti presim trajtimin e çështjeve të vështira

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Zahir Tanin bëri komentet gjatë fjalimit të tij para Këshillit të Sigurimit pasi Kosova përfundoi suksesshëm zgjedhjet e hershme legjislative që u dalluan me pjesëmarrje të lartë të votuesve dhe fitore nga ana e partisë politike të Vetëvendosjes e më shumë se gjysmës së të gjitha votave të hedhura.

Tanin tha se qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ballafaqohet me “mundësi të mëdha, krahas sfidave të mëdha”.

“Hapja e dyerve të së ardhmes kërkon transformim, dhe ndryshim të prioriteteve që pasqyrohen si në fjalë ashtu edhe në vepra. Ulja e tensioneve po ashtu kërkon që partitë në pushtet dhe në opozitë ta dëshmojnë kapacitetin e tyre drejt interesave më të gjerë”, tha ai.

Përkitazi me dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Tanin theksoi se të gjithë aktorët politikë janë të vetëdijshëm për rëndësinë qendrore të raporteve të tyre në progresin e rrugëtimit evropian.


 Ata theksuan se vetëm një dialog domethënës dhe i sinqertë, si dhe politika përparimtare, do të mundësojnë zhvillimin e këtyre raporteve dhe arritjes së interesave të përbashkët.

“Fitimi i besimit publik në këtë proces është po aq i ndjeshëm sa edhe qenësor. Me një qeveri me mandat të fuqishëm tani të vendosur në Prishtinë, duhet të presim trajtimin e çështjeve të vështira me seriozitet dhe përkushtim”, tha ai.

Tanin ritheksoi përkrahjen e palëkundur të UNMIK-ut ndaj procesit dhe përkushtimin e tij në nivelin bazë për promovim të një mjedisi të favorshëm për progres gjatë këtij rrugëtimi.

Lidhur me pandeminë e COVID-19, Tanin informoi Këshillin për shkallën alarmante të infeksioneve në Kosovë, dhe tha se Kosova mbetet nën presionin e pandërprerë të përhapjes së virusit COVID-19.

Ai apeloi tek Shtetet Anëtare të rrisin përkrahjen ndaj Kosovës lidhur me vaksina në vazhdën e përpjekjeve globale për të siguruar furnizime me vaksina.

Lexo edhe

Video