Tanin: Kosova të sigurojnë një mjedis të përshtatshëm për të gjithë të kthyerit

Tanin: Kosova të sigurojnë një mjedis të përshtatshëm për të gjithë të kthyerit

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, duke komentuar kthimin e serbëve në Gjakovë, ka theksuar rëndësinë e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë të kthyerve, lehtësimin e procesit të kthimit të tyre të qëndrueshëm dhe riintegrimin në komunitetet lokale.


Tanin u bën thirrje institucioneve qendrore dhe lokale, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe komunitetet lokale, të sigurojnë një mjedis të përshtatshëm për të gjithë të kthyerit.

“Lehtësimi i kthimit të sigurt, dinjitoz dhe të qëndrueshëm dhe riintegrimi i të gjithë të kthyerve është thelbësore për të siguruar të ardhmen e Kosovës si një shoqëri demokratike, multi-etnike e themeluar mbi të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe është jetike për avancimin e ndërtimit më të gjerë të besimit ndër-komunitar dhe përpjekjet e pajtimit”, tha Tanin.

Lexo edhe

Video