Talibanët nisin ofensivë në Panjshir

Talibanët nisin ofensivë në Panjshir

Talibanët njoftuan sonte se luftëtarët e tyre po lëviznin drejt provincës së vetme të pushtuar afgane të Panjshir, në verilindje të Kabulit.

AFP raporton se qindra talibanë po lëvizin drejt Panjshir në mënyrë që të vendosin kontrollin mbi atë krahinë, pasi zyrtarët lokalë refuzuan ta dorëzojnë në mënyrë paqësore.


Më herët sot, lëvizja talibane njoftoi se po i jepte kreut të rezistencës së Panjshir, Ahmad Massoud, katër orë për t’u dorëzuar.

Massoud është djali i udhëheqësit të “Aleancës Veriore” antitalibane, Ahmad Shah Massoud, i cili vdiq më 2001.

Në përgjigje të ultimatumit, ai njoftoi se banorët e krahinës janë gati ta mbrojnë dhe nuk do të dorëzojnë Panjshirin.

Lexo edhe

Video