Takohen Ronaldo dhe Alex Ferkuson, kjo është arsyeja

Takohen Ronaldo dhe Alex Ferkuson, kjo është arsyeja

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo raportohet se është takuar dhe ka zhvilluar diskutime private me Sir Alex Fergusonin për të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka luajtur me Man. United ku ka kontribuar me 24 gola dhe tre asistime në 38 paraqitje këtë sezon, me 18 prej tyre në Premier Ligë.

Megjithatë, shpresat e “Djajve të Kuq” për kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm tashmë kanë përfunduar zyrtarisht pas humbjes 4-0 nga Brighton të shtunën, përcjellë KosovaPress.

Skuadra e Ralf Rangnick nuk mund të përfundojë më lart se në pozitën e gjashtë në tabelën e Premier Ligës, dhe ata janë ende në rrezik të mbeten jashtë të gjitha pozitave që dërgojnë në garat evropiane pasi West Ham United dhe Ëolverhampton Wanderers kërkojnë t’i marrin ato.


Ronaldo nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me Man United kur bëri një rikthim të bujshëm në klub në verën e vitit 2021, dhe kontrata gjithashtu posedon opsionin e 12 muajve shtesë.

Forma zhgënjyese e Man United këtë sezon ka bërë që të flitet për Ronaldon për të cilin thuhet se po kërkon të shkojë diku tjetër këtë verë, megjithëse menaxheri i ardhshëm Erik ten Hag supozohet se dëshiron të mbajë nën kontroll portugezin.

Për më tepër, “The Mirror” raporton se Ronaldo ka zhvilluar takime të rregullta me ish-trajnerin Ferguson gjatë gjithë sezonit, dhe tema e së ardhmes së tij në Man United ka qenë një pikë e rregullt e bisedimeve.

Raporti pretendon se dyshja kanë vizituar shpesh shtëpitë e njëri-tjetrit në Cheshire për të zgjidhur problemet e “Djajve të Kuq” këtë sezon, por Ferguson është ende i etur që Ronaldo të mbetet në klub.

80-vjeçari supozohet se dëshiron që Ronaldo të “mbrojë trashëgiminë e tij” duke qëndruar në klub për të paktën 12 muaj të tjerë pasi ai luajti një rol të rëndësishëm në kthimin e 37-vjeçarit në “Teatrin e Ëndrrave”.

Lexo edhe

Video