Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajazitit, ka folur shkurtimisht për takimin për Asociacionin.
“Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë.”, ka thënë Osmani.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot do të mbajë diskutim, në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka informuar mbrëmë se Zyra e presidentes, Vjosa Osmani dhe ajo e kryeministrit Albin Kurti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në diskutim.