Takimi Biden-Putin filloi në formatin e një video-konference

Takimi Biden-Putin filloi në formatin e një video-konference

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë filluar sot bisedimet dypalëshe në formatin e një video-konference.


Siç u njoftua më parë, liderët pritet të diskutojnë situatën në lidhje me Ukrainën, zgjerimin e NATO-s në lindje, çështjet e stabilitetit strategjik dhe agjendën dypalëshe, si dhe mund të prekin çështjet e sigurisë rajonale, duke përfshirë situatën në Afganistan.

Kjo është biseda e tyre e pestë që kur Biden mori presidencën. Më herët, dy liderët kanë pasur tre biseda telefonike dhe janë takuar personalisht në Gjenevë në qershor të këtij viti. Takimi i tyre në atë kohë zgjati gati dy orë dhe ishte konstruktiv, sipas të dyja palëve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Takimi Biden-Putin filloi në formatin e një video-konference Përfundon takimi Biden-Putin Shtëpia e Bardhë jep detaje nga takimi Biden-Putin: SHBA mbështet Ukrainën Kremlini: Putin kërkoi garanci nga Biden se nuk do të ketë zgjerim të NATO-s në lindje […]

Komentet janë të mbyllura.

error: