Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Tahiri: Vjosa Osmani është kukull që dirigjohet nga Kurti

Tahiri: Vjosa Osmani është kukull që dirigjohet nga Kurti

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se çdo ditë e qeverisjes së Albin Kurti po shihet si dëshpërim nga ana e qytetarëve të Kosovës

Ai në kanal 10, ka thënë se ndryshimi i ligjit për zgjedhje kishte qëllim ta manipulojë opozitë.

“Këta nuk po bëjnë asgjë. Asgjë nuk dallon nga qeveria Hoti, shikoja  mbledhjet e qeverisë. Nuk po shoh një plan as strategji, ndërsa, disa persona aksidentalisht janë bërë ministra” tha ai.


Tahiri theksoi se çdo ditë e qëndrimit të Vjosa Osmanit si presidente po dëshmon se PDK ka bërë mirë që nuk ka qëndruar në sallë kur është votuar si presidente.

“Kam prit që Osmani ka do të reagoj në rastin e ministrit Arben Vitia dhe mediave. Kam prit që ajo do të reagoj në mbrojtje të mediave por po shihet se ajo është kukull e cila dirigjohet nga Kurti”, tha ai.

Tahiri u ndal edhe te deputetja Adelina Grainca, e cila kaloi nga PDK në LVV, duke thënë se ajo duhet të jep dorëheqje nga mandati i saj dhe përkujtoi Kurtin se ai mandat është i vjedhur pasi ajo ka kërkuar votën për Enver Hoxhajn kryeministër.

Lexo edhe

Video

error: