Tahiri u bënë thirrje krerëve të shtetit të merren me pagat e minatorëve të Trepçës
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë që të merren me minatorët e Trepçës, bllokadat e rrugëve e pensionistët.
Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveritarët boll janë shetitur dhe kanë bërë foto e video në Paris.
“U shëtitët boll, edhe foto e video bëtë në Paris, tash a po merreni me minatorët e Trepçës që janë pa rroga, me bllokadat e rrugëve gjithandej Kosovës, me pensionistët që po presin pas katër vjet qeverie me ua rritë pensionet me dëmet ekonomike e me bllokadën ndërkombëtare. Punoni najsen të hajrit, e jo veç me kontrata njëburimore e korruptive! Se di për besë çka do të folni në fushatë”, ka thënë Tahiri.
Minatorët e minierës së Stan Tërgut të ndërmarrjes publike “Trepça”, kanë dalur në grevë për shkak të mosrealizimit të pagave të muajit qershor dhe shujtave ushqimore.
https://kosovapress.com/16-dite-nga-greva-ne-trepce-shkaku-i-mos-ekzekutimit-te-pagave-mijera-euro-humbjet-ditore