Tahiri: TVSH për produktet ushqimore esenciale të hiqet komplet

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosveprime dhe neglizhencë lidhur me krizën me të cilën po ballafaqohen qytetarët.

Ai kërkoi që të hiqet komplet tatimi mbi vlerën e shtuar për produktet esenciale për një periudhë 6 mujore.


“Ne jemi të vetëdijshëm se si ka ardhur deri te kjo ngritje e çmimeve dhe normalisht që nuk e fajësojmë për çdo gjë qeverinë, por qeverinë e fajësojmë për neglizhencës dhe mosveprime dhe për angazhimin e saj për ta trajtuar këtë krizë e cila po e rëndon jashtëzakonisht shumë jetën e qytetarëve në Republikën tonë. Pra, opozita para se me kritikua ka ofruar disa herë alternativë. Grupi parlamentar i PDK-së në mars të këtij viti ka sjell një projektligj atë për tatim mbi vlerën e shtuar me të cilin kemi paralajmëruar për ardhjen e kësaj krize dhe kemi propozuar që  TVSH në produktet esenciale ushqimore të zbritje nga 18 në 8% dhe një kërkesë e tillë e PDK është refuzuar pa u diskutua fare nuk e keni marr parasysh fare edhe qeveria ka refuzuar këtë darft-ligj është vonuar për një kohë të gjatë dhe sot jemi në një situatë hala më të rëndë në mars, ne mendojmë se TVSH për produktet ushqimore për bukën për produktet  grurit, vajit e qumështit jo në 8% por duhet ë hiqet komplet për një periudhë të caktuar kohore për 6 muajtë e ardhshëm”, theksoi ai.

Duke kërkuar angazhim direkt të Qeverisë së Kosovës, Tahiri e ka konsideruar të tmerrshme faktin që qytetarët e komunës së Ferizajt, Hanit të Elezit e Kaçanikut po blejnë derivate në Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe

Video