Tahiri: Stroci e Artakolli po i japin mbështetje të madhe fitores së LDK-së në Vushtrri

Tahiri: Stroci e Artakolli po i japin mbështetje të madhe fitores së LDK-së në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka prezantuar sot para qytetarëve të Strocit dhe Artakollit kandidatin e LDK-së për asamble komunale Behar Duraku.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se mësuesi i vyer Behar Duraku është asamblisti që me urti do të përfaqësoj Artakollin në Asamble të Komunës.


“Stroci e Artakolli po i japin mbështetje të madhe fitores tonë. Mësuesi i vyer Behar Duraku është asambleisti ynë që me urti do të përfaqësoj Artakollin në Asamble të Komunës. Ujësjellësi, ndriçimi, kanalizimi e rrugët lokale janë projekte që jemi duke i kryer. Mbështetja e bujqësisë dhe fermerëve do të rritet si dhe punësimi i të rinjve e grave përmes granteve. Vazhdojmë #4 +”, shkruan Tahiri.

Zgjedhjet për kryetar të komunave dhe asamble komunale në Kosovë mbahen më 17 tetor.

Lexo edhe

Video