Tahiri: Qeveria Kurti po merr vendime idhnake, LDK tash i ka dy rrugë

Tahiri: Qeveria Kurti po merr vendime idhnake, LDK tash i ka dy rrugë

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurtin mbrëmë u rrëzua përmes një mocioni të mosbesimit, të iniciuar nga partneri i saj qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas rrëzimit të qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti në orët e vona e ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Avdullah Hoti.

Sipas njohësve, në këtë situatë politike në vend LDK si partner i koalicionit qeverisës me Lëvizjes Vetëvendosje ose duhet të dalë krejtësisht nga qeveria ose të propozojë emrat e ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministrit të shkarkuar me qëllim që ta ketë votën e saj në qeverinë në detyrë.

Analisti politik Ramush Tahiri vendimin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Hoti i cili vjen nga radhët e LDK-ja, e ka quajtur idhnak. Ai thotë që në mënyrë që të përfundojë loja e Kurtit për heqjen e ministrave të LDK-së, kjo parti duhet të propozojë emra të ri për postet e shkarkuara nga kryeministri tashmë në detyrë.

Sipas tij, Qeveria tashmë në detyrë duhet të marrë vetëm vendime urgjente dhe të nevojshme dhe jo të merret me shkarkimin e ministrave të LDK-së.


Njohësi i çështjeve politike, në vend Ramush Tahiri pret nga Kurti që të shkarkojë nga pozita e ministrit të Mbrojtjes edhe Anton Qunin, me qëllim që ta menaxhojë ndryshe Forcën e Sigurisë së Kosovës në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Lidhur me shkarkimin e Hotit, sot përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se ministrat e partisë së tij nuk do t’i tërheqë njëanshëm dhe se ata do jenë në krye të detyrës deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Megjithatë ai theksoi se mbetet në vullnetit e Kurtit nëse dëshiron t’i mbajë apo t’i lirojë nga detyra.

 

 

Lexo edhe

error: