Tahiri: Qeveria ka dështuar në planin operacional të vaksinimit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se qeveria ka dështuar në vetëdijesimin dhe në planin operacional të vaksinimit për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Tahiri tha se menaxhimi i pandemisë po bëhet në mënyrën më të dobët nga të gjitha vendet e rajonit, teksa ka ftuar qeverinë që të fuqizojë qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ato në të cilat po kryhet vaksinimi i popullatës.


“Qeveria ka dështuar totalisht në vetëdijesimin, edukimin, në planin operacional të vaksinimit në masë te qytetarët e Republikës së Kosovës. E ka nënvlerësuar situatën duke u thirr fillimisht në rezultatet e rënies së numrave të cilët po shihet që nuk ishin si vijimësi e politikave të qeverisë, po në fakt ishin element krejt tjetër dhe tani kur situata është përkeqësuar dhe është alarmante dhe është gjendja më e keqe në rajon. E ftojmë qeverinë e Republikës së Kosovës që me urgjencë t’i merr veprimet e vaksinimit në masë dhe njëkohësisht të fuqizimit të qendrave të Mjekësisë Familjare në të gjitha komunat e Kosovës, të gjitha Qendrat ku ndodh vaksinimi që vaksinimi të ndodh sa më shpejt dhe sa më shumë. Është e padrejtë t’i drejtohet gishti qytetarëve të Kosovës, është e padrejtë t’i adresohet kritika ndaj opozitës për shkak se siç e dini të gjithë kanë bërë thirrje dhe kanë bërë vaksinim publik. Kjo nuk mjafton, duhet ta kuptoni përderisa nuk ekziston një plan i tillë procesi i vaksinimit është në dështim e sipër, ndërsa menaxhimi i pandemisë po shkon në menaxhimin më të dobët në gjithë rajonin”, tha ai.

Deputeti Tahiri ka pasur pyetje për qeverinë sa i përket Ligjit për paga, për çka tha se kur po u duhet ndihma e mjekëve, policëve e zjarrfikësve po thonë që janë heronj, ndërsa nuk ka asnjë veprim sa i përket ligjit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.