Tahiri: Qeveria e Kurtit ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri deklaroi se pushteti aktual ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit. Sipas tij, raporti i DASh-it ka evidentuar tri probleme serioze.
Ai në seancë plenare ku po diskutohet për këtë raport, shtoi se madhësia e dështimit e ka emrin autoritarizëm.
“Jemi në muajt e fundit të një mandati katër-vjeçar dhe ajo çka mund të them si konstatim i parë në emër të grupit politik që unë përfaqësoj është se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit, duke evidentuar ndër to tri probleme shumë serioze që përgjatë rrugëtimit të këtij kabineti kanë qenë subjekt i diskutimit, i validimit dhe i trajtimit jo vetëm të Kuvendit, mirëpo edhe të shoqërisë civile... Në faqen e parë ky raport thotë që kjo qeveri ka problem serioz me korrupsionin”, deklaroi ai. /Sh.Pajaziti