Tahiri: PDK pezullon punën këtë javë në Kuvend

Deputeti dhe sekretari organizativ i PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka njoftuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do të pezullojë aktivitetin e saj këtë javë në Kuvendin e Kosovës.

“Ky vendim që nuk lidhet me punën e drejtësisë por për nevojën e një solidariteti, është marrë pas zhvillimeve të fundit me arrestimin e Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i zgjedhur nga Kuvendi; Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, ish kryetar i këtij Kuvendi; Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Social Demokrate, z. Jakup Krasniqi, ish kryetar i këtij Kuvendi; si dhe Rexhep Selimi, Shef i Grupit më të madh opozitar aktualisht, brenda këtij Kuvendi”, deklaroi Tahiri.


Ai ka kërkuar reflektim solidar edhe nga partitë e tjera politike që veprojnë në Kuvend.

Deputeti i PDK-së tha edhe njëherë se nuk janë duke diskutuar për postin e presidentit të vendit.

Lexo edhe

Video