Tahiri: Mungesë komunikimi në mes të Kurtit dhe Ramës, raportet në pikën e fundit

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se bashkëpunimi i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me homologun e tij në Shqipëri, Edi Rama, është në nivelin më të ulët.

Lidhur me deklarimin e Ramës i cili ka bërë të ditur se u ka dorëzuar ndërkombëtareve një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Tahiri ka thënë se nuk duhet paragjykuar.

Megjithatë, ai ka theksuar se detyrat e Qeverisë së Kosovës duhet t’i kryejë kjo e fundit, që sipas tij, ekzekutivi kosovar nuk po e bën një gjë të tillë.


“Problemi i parë është që pika e bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë është në nivelin më të ultë, derisa ka ardhur deri këtu puna në këtë komunikim”, ka thënë Tahiri.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se u ka dorëzuar presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas Ramës, dokumenti konfidencial nuk do të bëhet publik. Ai pret që i njëjti të arrijë të çojë në një tjetër nivel procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Lexo edhe

Video