Tahiri: Ministrat e Qeverisë janë lodhur me shpirt, Kurti është vetë

Tahiri: Ministrat e Qeverisë janë lodhur me shpirt, Kurti është vetë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur rreth punës së Qeverisë Kurti.


Ai në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se nuk është duke u bërë puna si duhet nga ministrat e kabinetit të Kurtit, sipas tij, ata janë në gjumë.

“Ne si opozitë nuk mund ta rrëzojmë qeverinë, nuk kemi numra të kuptohemi. Mirëpo, qeveria mund të rrëzohet kur e shohim që nuk mund të shkohet më tej. Unë e shoh një lodhje serioze të ministrave të kabinetit Kurti, janë lodhur me shpirt. Për besë janë lodhur, kur është dalë një ministër i një dikasteri për t’u ballafaquar në media, a e keni parë ndonjë raport me shkrim se kanë kryer punë. Albin Kurti është vetë. Ka një hendek të madh mes gjithë politikës që e bën Kurti dhe mes krejt ministrave të tij”, ka thënë Tahiri.

Lexo edhe

Video