Tahiri: Kryeministri Kurti e la Kosovën në terr për ca vota

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri thotë se Qeveria me vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë dhe dërgimin e tij në Kuvend po synon ta zbeh debatin e ftuar nga ky subjekt politik lidhur me krizën energjetike që po kalon vendi. Tahiri nga foltorja e Kuvendit tha se vendi po kalon krizën më të rëndë energjetike që nga pavarësia e vendit, qeveria nuk ka paraqitur asnjë strategji apo veprim konkret për ta sanuar gjendjen.

Madje sipas tij ky vendim është dashur të dërgohet në Kuvendin e Kosovës muaj më parë, për çka një veprim të tillë e ka konsideruar si një vendim që nuk ka ndikim aspak tek qytetarët veçse justifikim e veprimeve të qeverisë në raport me ndaljen e rrymës.

“Kosova është duke u përballën me krizën më të rëndë energjetike  që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Qytetarët e Kosovës ekonomia e Kosovës, bizneset e vogla dhe të mesme janë duke u përballur me reduktime shumë të ashpra dhe mu në kohën kur temperaturat kanë rënë nën zero ndërkohë ajo çka na bënë më të shqetësuar është fakti se Qeveria dhe kryeministri i cili është duke u sjell me një papërgjegjësi totale është duke injoruar këtë problem madhor duke tentuar ta bartë përgjegjësinë e dështimit të tij me veprime aftë shkurtë tek palët e treta. Është për tu habitur fakti se si ka mundësi që Qeveria dhe kryeministri i Kosovës të harrojnë që tash e 15 vite nuk ka pasur asnjëherë mungesë të energjisë elektrike në këtë nivel”, tha ai.


Tahiri u shpreh se qeveria duhej të ishte më largpamëse dhe të kontraktonte energji elektrike shumë më herët.

Deputeti I AAK-së u shpreh se kryeministri Kurti nuk kishte mundësi të ndërmerrte veprime në këtë aspekt pasi ishte i angazhuar në fushatën elektorale ku synon disa vota më shumë në pushtetin lokal.

“Kryeministri Kurti nuk ka pasur mundësi t’i bëjë  këto veprime pasi që i njëjti siç thoshte dhe në fushatë me 13 tetor i kam lënë 700 punë anash pa i kryer për tu dal në ndihmë kandidatëve  për kryetar për të marr pak  pushtet nëpër komuna e që në fakt nuk e mori në nivel lokal. Një kryeministër i cili do të duhej të ishte i krejt Kosovës e lë krejt Kosovën në terr vetëm e vetëm që të fitoj ca vota më shumë[…]Kërkojmë nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës të jetë shumë më serioz në këtë temë të marr përgjegjësinë për gjendjen në vend dhe të ndërmarr veprime konkrete për ta stabilizuar gjendjen me energji në vend[…]Kryeministri po lyp fajtor e nuk po ofron zgjidhje në fakt nëse e shohim historinë ai dhe Vetëvendosje ka qenë kundërshtari më i madh në investimet e energjisë“, theksoi ai.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.