Tahiri kritikon mungesën e Kurtit në Kosovë për 14 ditë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se është papërgjegjësi nga kryeministri Albin Kurti, moskthimi i tij në Kosovë nga vizita në Greqi e në Francë edhe pas rastit të helmimit të qytetarëve në Deçan e vërshimet që ndodhën ditëve të fundit në shumë qytete të Kosovës.

Tahiri tha se 14 ditë vizitë jashtë vendit për një kryeministër do të kishte qenë i arsyeshëm vetëm nëse do të kishte marrë pjesë në ndonjë konferencë ku përfaqëson interesat shtetërore e kombëtare të Kosovës. 

“Kryeministër mirë se u ktheve në Republikën e Kosovës, shpresojmë që qëndrimi 14 ditor në bregdetin e Greqisë dhe në bregdetin e Francës po ta jep njëfarë shtytje për me fillu me hy në punë dhe me përfundu këtë muaj të mjaltit që nuk është kah të përfundon”, tha ai.


Ai u shpreh se vizita e kryeministrit në Greqi nuk kishte të bënte as me interesa shtetërore e as me interesa kombëtare, ndërsa tha se festivali i Kanës është për artistët.

“Qytetarët e së cilës nuk mund të lëvizin pa viza e lërë më të kenë mundësi për të qëndruar nëpër hotelet luksoze në Greqi e në Francë në të cilat qëndron kryeministri jonë. Ajo çka nxori në pah kjo guidë turistike e kryeministrit nuk qe përfaqësimi i Kosovës por e vërteta e asaj çka përfaqëson Kosova dhe qytetari i saj për këtë kryeministër, fatkeqësisht asgjë. Sepse po të ishte ndryshe ditën që e ka marrë lajmin qoftë edhe një qytetar i vetëm i Kosovës që i është i rrezikuar jeta nga një helmim i panjohur e lërë më 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit që u helmuan e që u identifikuan me helmim nga escherichia coli do të ishte dashur të kthehesh dhe të merr përgjegjësitë që i takojnë në këtë situatë të rëndë çfarë ishte Komuna e Deçanit”, tha ai.

Po ashtu, ai tha se gjatë kësaj sa kryeministri nuk ishte në Kosovë vendi u përfshi nga vërshimet ku shumë qytete u preken, e që tha se për këtë rast kryeministri as një postim nuk kishte bërë.

Lexo edhe

Video

error: