Tahiri kërkon nga qeveria që ligji i pagave të dërgohet në Kuvend për miratim

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga qeveria që sa më shpejtë të dërgojnë në Kuvend për miratim ligjin e pagave.

Ai tha se duhet që sa më shpejtë ky ligj të vije në Kuvend ose qeveria të deklarohet që nuk ka vullnet për ta dërguar këtë ligj në Kuvend.


“Për ne si grup parlamentar një ndër ligjet më të rëndësishme që është në agjendën legjislative që ju keni sjellë në Kuvend është miratimi i ligjit për pagat. Ligji i pagave është dashur të vije në Kuvend më 29 tetor të këtij viti dhe deri më tani jo vetëm që nuk ka ardhur ky ligj, mirëpo të gjitha të dhënat që ne i kemi shihet që ky ligj nuk do të ketë mundësi të vije në këtë vit në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht ka ardhur ligji për buxhet para këtij ligji që nënkupton se buxhetimi i këtij ligji në buxhetin e vitit 2022 nuk ekziston. Ajo që dua të kërkojë nga ju në emër të grupit parlamentar nga ministritë përkatëse është që sa më shpejtë të nisin konsultimet të cilat janë të detyrueshme në bazë të rregullores për të sjellë këtë ligj në Kuvend”, tha ai.

Tahiri tha se ka punuar personalisht në ligjin për pagat dhe nga Gjykata Kushtetuese nuk është kontestuar ligji por amendamentet që kanë ardhur nga komisionet. 

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] Tahiri kërkon nga qeveria që ligji i pagave të dërgohet në Kuvend për miratim Haradinaj: Kosova po hyn në krizë të thellë sociale, Ligji i Pagave të dërgohet në Kuvend SBAShK-u kërkon nga Nagavci që Ligji i Pagave të procedohet sa më shpejt në Kuvend Haradinaj: E rëndësishme të fillojë të zbatohet Ligji i Pagave AAK kritikon qeverinë për ligjin e pagave: Tregoni pse nuk e sillni në Kuvend këtë vit Profesionistët shëndetësorë i japin ultimatum Qeverisë që të procedojnë Ligjin e Pagave […]

  • […] Tahiri kërkon nga qeveria që ligji i pagave të dërgohet në Kuvend për miratim AAK kritikon qeverinë për ligjin e pagave: Tregoni pse nuk e sillni në Kuvend këtë vit […]

Komentet janë të mbyllura.