Tahiri: Kërcënimi i Qeverisë ndaj grevistëve ka për qëllim instalimin e frikës dhe kontrollit

Tahiri: Kërcënimi i Qeverisë ndaj grevistëve ka për qëllim instalimin e frikës dhe kontrollit

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas kërcënimeve të Qeverisë për ndalesë në pagë ndaj grevistëve.

Tahiri ka thënë se mungesa e dialogut mes Qeverisë dhe sindikatave ka shtyrë punëtorët të hynë në grevë. Ndërkaq, kërcënimet dhe shantazhimi që sipas tij po i bëhet grevistëve ka për qëllim ta instalojë frikën dhe kontrollin.

Reagimi i Tahirit:

Mungesa e dialogut dhe komunikimit të strukturuar ka rritur hendekun mes Qeverisë dhe sindikatave që po shtyn punëtorët në greva, e kriza sociale.


Kërcënimi dhe shantazhimi i grevistëve është pjesë e një mendësie arrogante e autokratike, që në vend të dialogut, zgjedh përjashtimin dhe segregacionin social.

Qëllimi i kësaj mendësie është instalimi i frikës, duke i hapur rrugë kontrollit dhe dominimit total. Kjo qasje herët a vonë do të rezultojë me një kundërshtim gjithpopullor!

Përndryshe, greva si veprim sindikal është e garantuar me Ligj të veçantë (shih Ligjin e bashkangjitur).

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0346eoNnEPC34jVnfQ7LJzfbfP1Yn8Ch2jrdnUPZvhJdVCgq3hRBeubqni9bff6dUQl&id=731671610&sfnsn=mo

Lexo edhe

Video