Tahiri i reagon Lajçakut pas deklaratave për Kushtetutën e Kosovës

Tahiri i reagon Lajçakut pas deklaratave për Kushtetutën e Kosovës

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit të djeshëm që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se Kosova për Asociacionin mund ta ndryshojë edhe Kushtetutën.

Mirëpo, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-kryenegociatroja Edita Tahiri.


Tahiri thotë se pika e nisjes drejt marrëveshjes finale është që Serbia ta ndryshojë kushtetutën e vet.

“Pas vizitës së fundit të Lajçak në Kosovë dhe Serbi, mesazhi im është që pika e nisjes drejt marrëveshjes finale është që Serbia të ndryshojë kushtetutën e saj duke hequr Kosovën nga aty. Po flas në kapacitetin e ish-shefes së negociatave për 7 vite”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

Ndërsa Lajçak dje deklaroi se “Është thënë qartë se ajo që është premtuar duhet të realizohet, përfshirë Asociacionin. Është e logjikshme që të ndryshojë Kushtetuta. Nuk ka thënë askush se nuk guxon të ndodh. Kushtetuta nuk është Bibël”.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.