Tahiri i reagon Kurtit pas vizitës në Podujevë: Mos përçaj, takohu me grevistët

Tahiri i reagon Kurtit pas vizitës në Podujevë: Mos përçaj, takohu me grevistët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vizitës së sotme të kryeministrit Albin Kurti në Podujevë, ku ka vizituar njërën nga shkollat e kësaj komune.

Krejt kjo vizitë u bë për shkak të grevës në arsim, ku kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi i premtoi kryeministri Kurtit se procesi mësimor do të fillojë shpejt.


Në reagimin e tij, Tahiri i kërkoi Kurtit të mos përçajë mësimdhënësit por t’i takojë që t’i dëgjojë kërkesat e tyre.

“Mos përçaj! Sot, kryeministri paska shkuar ne Podujevë, nesër, në Gjilan e gjatë javës në Dardanë e Shtime. Kryeministër, mos i përçaj komunat, takoji grevistët se fragmentizimi është dobësim i institucioneve dhe i shtetit. Sindikalistët po presin takim e dialog social”, ka shkruar ai.

Lexo edhe

Video