Tahiri e quan të dobët Qeverinë Kurti, thotë se për 45 ditë nuk sollën program

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e ka quajtur të dobët Qeverinë Kurti meqë për 45 ditësh prej kur është formuar ende nuk ka arritur ta dërgoj në Kuvend një program qeverisës.

Kjo sipas tij bie ndesh me gjitha ato çka ky subjekt politik ka deklaruar në fushatë zgjedhore.

“Në histori të qeverisjes qendrore të qeverive, ju keni mbetur qeveria më e dobët, qeveria e cila për 45 ditë prej kur është bërë, kur jeni votuar në këtë Kuvend dhe 81 prej kur i keni fituar 50 përqind të votave nuk keni mundur me e sjell një program, kjo bien në ndesh plotësisht me krejt çka keni thënë në fushatën zgjedhore”, tha ai.


Tahiri ka kritikuar qeverinë edhe për mungesën e vaksinave antiCOVID-19në Kosovë, derisa ka kërkuar që të falen të gjitha gjobat që i’u janë shqiptuar bizneseve në vend.

“Pyetja ime për ministrin e Shëndetësisë është kjo, kur ke me nënshkru kontratën? Ne kemi përvojë qeveritare, i dimë kontratat konfidenciale, nuk po lypim me na zbulu sekretet dhe fshehtësitë e këtij procesi, por kërkesa jonë është nënshkruaje kontratën, mos i blej gjysmë milion, por blej 1 milion e gjysmë vaksina, e ke buxhetin, nëse nuk mundesh 1 milion e gjysmë, athëere 1.2 milionë për të arritur tek synimi juaj qeveritar për 60 përqind të vaksinimit. Nëse ju nuk veproni në këtë, atëherë dyshimet tona për korrupsion, dyshimet tona për keqmenaxhim janë valide[…]Të gjitha bizneseve të cilat janë dëmtuar në pandemi, të gjitha bizneset që janë gjobitur në kohë të pandemisë t’iu bëhet falja e gjobave. Është e padrejtë, e pamoralshme, e pasinqertë që të gjitha grupet parlamentare në fushatë zgjedhore m majtë takime mbi 50 persona dhe mos me u dënu, ndërsa me u sanksionu përmes inspektimit që po bëhet nga AUV në të gjitha bizneset dhe me u bë këto gjoba”, tha ai.

Lexo edhe

Video