Tahiri: Do të kemi 11 asamblistë, çka e lehtëson qeverisjen tonë komunale

Tahiri: Do të kemi 11 asamblistë, çka e lehtëson qeverisjen tonë komunale

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e së dielës kanë arritur të fitojnë 11 asamblistë, pesë më shumë se në 2017-në.

Përmes një statusi në Facebook, Tahiri ka thënë se këtë besim do ta përdorin me kujdes duke vazhduar qeverisjen e mirë për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë pa dallim.

Ky është statusi i tij i plotë:

Vushtrri e dashur,

Të dielën bashkë kaluam një proces zgjedhor shembullor. Ju treguat kulturë të lartë qytetare me pjesëmarrje e votim demokratik.

Unë jam i kënaqur e krenar që qytetarët e Vushtrrisë e rikthyen besimin te LDK, e ne këtë besim do ta përdorim me kujdes duke vazhduar qeverisjen e mirë për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë pa dallim, me projekte që e përmirësojnë jetën e qytetarit të Vushtrrisë.


Nga 6 asamblesit sa kishim në 2017, tani do të kemi 11 asambleist, çka e lehtëson qeverisjen tonë komunale.

Siç e tha edhe Kryetari Abdixhiku, “njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë”.

Unë jam krenar që kam dhënë kontributin tim modest për ndryshimet pozitive në LDK, që rezultuan me rikthimin tonë të madh.

Të gjithë aktivistët e LDK-së i falënderoj e i përgëzoj për rezultatin e 17 Tetorit, ditës së rikthimit të madh të LDK-së në Vushtrri e nga Vushtrria në krejt Kosovën.

Projekti jonë për Vushtrrinë ka në qendër qytetarin, mirëqenien e qytetarëve e s’është kundër askujt tjetër.

Shkojmë në roundin e dytë duke punuar me përulësi e respekt për secilin qytetarë, por krenarë përballë qytetarëve tanë për qeverisjen e mirë e projektet që i kemi realizuar në këtë mandat.

Besimi juaj të dashur vushtrrias është amanet i shenjtë për mua, e sikur deri më sot do të vazhdojmë të shërbejmë për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë pa dallim.

Lexo edhe

Video

error: