Tahiri: Do ta kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrenjtimin e rrymës

Tahiri: Do ta kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrenjtimin e rrymës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka deklaruar se do ta kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrenjtimin e rrymës, pasi që ZRRE njoftoi se ka pranuar aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).


Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se kjo është faza e parë e përpjekjes së qëllimshme dhe të sinkronizuar të pushtetit të Albin Kurtit, që të lejojë rritjen e serishme të çmimit të energjisë elektrike, duke ua shtuar e shumëfishuar këtë barrë të padrejtë qytetarëve.

“Kjo mësymje në kurriz të qytetarëve, përveç që është papërgjegjësi, është edhe irracionalitet. Ftoj pushtetin që të përmbahet nga një “guxim” i tillë, sepse qytetarët janë duke e prekur fundin e mundësive të tyre për të mbijetuar në rrethanat aktuale. Çdo përpjekje për të shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike e për t’ua shtuar këtë barrë qytetarëve, do të hasë në kundërshtimin tonë të plotë dhe të pa kompromis”, ka shkruar Tahiri.

Lexo edhe

Video