Tahiri: Berishaj, sekser i Kurtit

Tahiri: Berishaj, sekser i Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish formimin e komisionit hetimor për energjinë sidomos tash, siç tha pas skandalit me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një konferencë për medie, tha se përmes këtij komisioni do të shohin saktë rolin e Berishajt në blerjen e energjisë elektrike.


Madje të njëjtin e quajti sekser të kryeministrit Kurti.

“Kjo nxjerr në pah se ambasadori ynë tashmë është punëtor dhe këshilltar i një kompanie energjetike me bazë në Serbi dhe që e ka paguar ambasadorin tonë rreth 600 mijë euro. Kjo kompani i ka shitë energji elektrike Kosovës dhe ka blerë energji. Ambasadori ynë shërben si sekser i kryeministrit Kurti për energjinë. Prandaj nevojitet edhe formimi i komisionit hetimor parlamentar për energjinë”, tha Tahiri.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.