Tabela e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme – foto

Tabela e Superligës së Kosovës pas ndeshjeve të sotme – foto

Superliga e Kosovës i është rikthyer sot aksionit me tri ndeshje tejet interesante, ku fitoren e gjetën skuadrat si Drita dhe Dukagjini.

Drita zhvilloi ndeshje si vendase kundër skuadrës së Drenicës, ndaj të cilës shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.


Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Dukagjinit, e cila e mposhti me rezultat të thellë 4:1 skuadrën e Ferizajt. Në të njëjtën kohë, kjo ishte fitorja e parë e Dukagjinit në sezonin aktual të kampionatit vendor.

Ndërkaq, krahas këtyre dy ndeshjeve u zhvillua edhe përballja mes Llapit e Malishevës, ku nuk u përcaktua fituesi. Pas 90’ minutave lojë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, rezultati qëndron i barabartë 1:1.

Me këto rezultate tani ka ndryshuar edhe tabela e Superligës së Kosovës, kurse më poshtë mund ta gjeni renditjen e re të skuadrave.

Lexo edhe

Video