Tabela e Superligës pas xhiros 34, Prishtina në pozitën e parë

Tabela e Superligës pas xhiros 34, Prishtina në pozitën e parë

Ka përfunduar xhiro e 34 e Superligës së Kosovës me disa rezultate interesante.

Ndeshja kryesore Drita-Ballkani përfundoi me barazim 1:1, ndërsa lideri Prishtina e mposhti skuadrën e Feronikelit 2:1, përcjell KosovaPress.

Në luftë për mbijetesë, Arbëria arkëtoi një pikë kundër Drenicës në barazimin 1:1, ndërsa Trepça ’89 befasoi Gjilanin, duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Pas tri humbjeve radhazi, Llapi e gjeti fitoren kundër skuadrës së fundit në tabelë Besës së Pejës, me rezultat minimal 1:0.

Pas 34 xhirosh, tabelën e kryeson Prishtina me 75 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë Drita, ndërsa Ballkani 68 pikë dhe Gjilani 48, zënë pozitat tre, përkatësisht katër.


Rezultatet e ndeshjeve të sotme:

Arbëria 1 – 1 Drenica

Drita 1 – 1 Ballkani

KF Llapi 1 – 0 FC Besa Pejë

Prishtina 2 – 1 Feronikeli

Trepça ’89 2 – 1 Gjilani

Lexo edhe

Video