Manchester City do të ishte lider i tabelës së Premier Ligës angleze përgjatë kohës së pushimit të Kupës së Botës nëse nuk do të kishte ekzistuar VAR-i.
Fundi i kësaj fjalie është diçka që shumë fansa do ta festonin duke pasur parasysh hyrjen e tij të diskutueshme në kampionatin anglez nga sezoni 2019/20 pas një prove në kupat e sezonit të mëparshëm, raporton KosovaPress.
VAR-i është bërë me të vërtetë tre shkronjat më të urryera në sport për shumë futbolldashës.
Tabela e Premier Ligës pa VAR-in është publikuar nga “SunSport”, të cilët analizuan të gjitha vendimet e ndryshuara në çdo ndeshje të Premier Ligës këtë sezon.
Në 146 ndeshje të luajtura deri tani në këtë sezon, ka pasur 45 vendime të cilat janë hedhur poshtë nga VAR-i, kjo është 11 më pak se në pikën e saktë sezonin e kaluar. Nga këto vendime, gjashtë kanë çuar në dhënien e golave dhe 16 janë përjashtuar pas rishikimit të videos. Në një çudi të lehtë, nga 14 penalltitë e akorduara nga VAR, vetëm tetë janë shënuar.
Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni renditjen në tabelën e Premier Ligës nëse nuk do të kishte ekzistuar VAR-i.
