Szunyog shpreson se Marrëveshja e Ohrit të implementohet sa më shpejtë
Lexohet për: 3 min.
be
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka deklaruar marrëveshja e Ohërit është një arritje në dialogun Kosovë Serbi, marrëveshje kjo e cila shpreson se do të implementohet sa më shpejt që është e mundur.

Szunyog i bëri këto komente në përuruan Muralit të Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë, e cila simbolizon të ardhmen energjetike me rastin e Ditës së Evropës.

Ai u shpreh i lumtur që ka përfunduar edhe çështja e liberalizimit të vizave, me të cilën kosovarët mund të udhëtojnë në vendet e Schengen, pa viza nga janari i vitit të ardhshëm.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bsot-shenohet-dita-e-evropes/

“Është e qartë po ashtu se është një vit i arritjeve në dialog, kemi marrëveshjen e Ohrit dhe shpresojmë që kjo do të implementohet sa më shpejt që është e mundur. Po ashtu, jemi të gatshëm për të mbështetur Kosovën me implementimit  e strategjisë së energjisë...Bashkë me qeverinë kemi arritur që të finalizojmë këtë pako të mbështetjes energjetike që është mjaftë e konsiderueshme në madhësi, por po vazhdojmë edhe me projekte të tjera duke ndihmuar Kosovën që të bëjë atë tranzicionin për të arritur qëllimet e marrëveshjes së gjelbër dhe standardet evropiane sepse e shohim Kosovën, ashtu siç e shohim edhe gjithë rajonin si shtete anëtare të ardhme të BE, pra duam që Kosova t’i përmbush të gjitha standardet evropiane sa më shpejt që është e mundur. Gjithsesi që duhet të përmend për këtë vit kam kënaqësinë që përfundimisht kemi përfunduar edhe çështjen e vizave dhe jam shumë i kënaqur që kosovarët do të arrijnë më në fund të udhëtojnë në vendet e schengenit, pa viza që prej 1 janarit”, tha Szunyog.

Mes tjerash, Szunyog tha se edhe sot vendi është në një periudhe lufte, sipas tij kjo nuk e godet vetëm Ukrainën që është sulmuar nga Rusia  por edhe gjithë Evropën në aspektin e sigurisë e politikës  por edhe në aspektin energjetik dhe sigurisë së ushqimit. Me ç’rast, shtoi se ka një numër pasojat negative nga lufta dhe një prej të cilave  është rritja e çmimit të energjisë në Evropë dhe se për këtë po fokusohen në çështjen  e energjisë edhe në kursimin e energjisë, por edhe tek tranzicioni energjetik për një rrjet sistem energjie  që është i gjelbër i sigurt dhe i mirë.

https://kosovapress.com/admin/qeveria-kosova-po-i-afrohet-bashkimit-evropian/

Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Rizvanolli potencoi se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

Rizvanolli para mediave tha se BE ka qenë dhe mbetet një ndër partnerët kyç i cili ndër vite ka mundësuar që ta përforcojë sektorin tonë të energjisë.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, Szunyog do të marrë pjesë dhe në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë”, si dhe në hapjen e ekspozitës “Vala tjetër”, në Shtëpinë e Evropës.

Ndërsa, në mbrëmje në Bibliotekën Universitare do të mbahet Koncerti “Chopin Piano Fest”.

https://kosovapress.com/admin/osmani-ne-diten-e-evropes-kosova-eshte-misherim-i-vlerave-evropiane/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025