Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se ka vizituar veriun e vendit ndërsa ka theksuar se ka dëgjuar “zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren”.
Ai ka shkruar se “zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës”.
“Në një vizitë në veri të Kosovës dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajoni më i gjerë. Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë aktorët vendas në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, ka shkruar ambasadori i BE-së.