Szunyog: Komiteti Paralimpik bëri shumë për integrimin e personave me aftësi të kufizuara përmes sportit

Szunyog: Komiteti Paralimpik bëri shumë për integrimin e personave me aftësi të kufizuara përmes sportit

Ambasadori i Evropës në Kosovë, Tomáš Szunyog u takua sot me presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini.


Szunyog e vlerësoi lartë punën që ka bërë Komiteti Paralimpik, duke veçuar integrimin e personave me aftësi të kufizuara përmes sportit, raporton KosovaPress.

“Komiteti ka bërë shumë për të fuqizuar personat me aftësi të kufizuara dhe për të mbështetur integrimin e tyre përmes sportit, si në Kosovë ashtu edhe në mbarë botën. Evropa do të vazhdojë të mbështesë përfshirjen e tyre sociale”, tha Szunyog.

Lexo edhe

Video