Szunyog flet pas takimit, tregon çka kërkoi nga kryetarët e komunave veriore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe ai i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, takuan kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, dhe atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, të cilëve u bënë thirrje të mos bëjnë veprime që mund të përshkallëzojnë situatën në veri.

Kryetarëve të zgjedhur që janë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se i ftuan që të tregojnë përmbajtje.

https://twitter.com/EUAmbKS/status/1663152650760626177

“Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të komunave që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Takimi i diplomatëve me kryetarët e zgjedhur është mbajtur në ditën kur disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Pesë policisë mbetën të lënduar ndërsa katër vetura u dëmtuan, si pasojë veprimeve të protestuesve.

Kryetarët shqiptarë kanë dalë nga zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore të vendit, zgjedhje këto të cilat janë bojkotuar nga partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lisa Serbe, me përkrahjen e Beogradit zyrtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024