Szunyog dënon incidentet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë

Szunyog dënon incidentet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar ashpër incidentet ku pjesëtarë të komuniteteve janë diskriminuar në baza etnike në Gjakovë dhe në Prizren.

Ai ka bërë thirrje që të për respekt, tolerancë dhe paqe. Me këtë rast ai nëpërmjet një postimi në “twitter” ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore.

“Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër incidentet e fundit në Gjakovë dhe Prizren, që përfshin diskriminimin publik, keqtrajtimin dhe sjelljen jotolerante ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë. Bëjmë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe, dhe inkurajojmë fuqishëm autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore”, thuhet në postim.


Kujtojmë që Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ngritur shqetësimin se pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovë po refuzohen të shërbehen në disa lokale të gastronomisë në vend. Ai është informuar se një rast i tillë ka ndodhur të shtunën mbrëma në një lokal në Gjakovë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zëvendësministri i Kulturës, Sejnur Veshall.

Lexo edhe

Video

error: