FIBA Kampionati Evropian i basketbollit për Shtete të Vogla - Femrat 2024, do të mbahet më 25-30 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Vashat “Dardane”, po përgatiten me intensitetin më të lartë për këtë kampionat, ky synohet përfaqësimi sa më dinjitoz i vendit.
Në garën e këtij viti do të marrin pjesë tetë shtete: Qipro, Malta, Kosova, Gjeorgjia, Norvegjia, Shqipëria, Andorra dhe Armenia.
Trajneri i sapo emëruar në krye të Kosovës, kroati Viktor Kovac, bëri të ditur se skuadrës për shkak të lëndimeve do t’i mungojnë basketbollistet, Saranda Daci dhe Zërina Shatri, dhe kjo do të shkaktojë probleme në skuadrën e tij.
Por basketbollistja, Malvina Haziri është shprehur e bindur për sukses në këtë kampionat duke kërkuar edhe mbështetjen sa më të madhe nga ana e publikut gjatë ndeshjeve.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...