Syla: Ministri Vitia ka neglizhuar totalisht punëtorët shëndetësor

Syla: Ministri Vitia ka neglizhuar totalisht punëtorët shëndetësor

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka para Ministrisë së Shëndetësisë̈, lidhur me nxjerrjen e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë.

Me mbishkrimet “Stop diskriminimit të punëtorëve shëndetësor nga politik bërja”, hartimi me urgjencë i ligjit të pagave”, “meritokraci jo lëmosh”, “mos harroni punëtorët shëndetësor”,

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka neglizhuar totalisht punëtorin shëndetësor dhe totalisht e ka ndërprerë çdo dialog social me profesionistët shëndetësor dhe kjo sjellje sipas tij ka sjell degradimi dhe ofendim për punëtorët.


Ai tha se gjendja është me e rëndë se kurrë pasi ka shkelje të të drejtave të infermierëve të mjekëve dhe gjithë stafit.

Shtesën prej 60 eurosh e ka konsideruar si lëmosh.

Syla tha se duke mos pasur zgjidhje tjetër janë detyruar të protestojnë sot para MSH.

Ndërsa Federata e Sindikatave të Shëndetësisë̈ së Kosovë sot në orën 13:00 do protestoj edhe para Qeverisë së Kosovës ku aty do i bëjë edhe të ditura kërkesat e tyre.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.