Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër nuk është çështje e dialogut. Sipas tij, kjo temë është mbyllur në vitin 2016 dhe tani po presin fazat inspektuese dhe procedurale për hapjen e saj.
Sveçla që ishte shoqëruar me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pak pas përfundimit të protestës së pjesëtarëve të komunitetit serb në veri, tha se për hapjen e urës ekziston edhe një vendim i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut.
Duke folur për protestën e sotme të pjesëtarëve të komunitetit serb kundër hapjes së urës, Sveçla tha se ata kanë të drejtë demokratike për të protestuar.
"Kanë të drejtën për të protestuar përderisa është e drejtë demokratike", tha ai.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
https://kosovapress.com/protesta-ne-veri-kerkohet-te-mos-hapet-ura-e-ibrit