Sveçla u bën thirrje serbëve të mos i bllokojnë rrugët

Sveçla u bën thirrje serbëve të mos i bllokojnë rrugët

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos i bllokojnë rrugët në veri, pas vendosjes së reciprocitetit për targa.


Ai në një postim në Twitter ka shkruar se serbët e Kosovës janë plotësisht të lirë që të lëvizin dhe janë të sigurt e të mbrojtur me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

“Qëndrimet politike rreth tagrave të përkohshme të veturave kanë për qëllim shpërndarjen e panikut dhe frikës. Thërras qytetarët që të mos i bllokojnë rrugët dhe të mos vendosin pengesa”, ka shkruar Sveçla.

Lexo edhe

Video