Sveçla takon homologun shqiptar, temë diskutimi marrëveshjet kufitare

Sveçla takon homologun shqiptar, temë diskutimi marrëveshjet kufitare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga homologu i tij Bledi Çuçi.

Në këtë takim është diskutuar për funksionimin e marrëveshjeve kufitare mes dy vendeve, mundësinë e ri-kategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit dhe çështje tjera me interes të përbashkët të dy vendeve tona.

Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka thënë se pjesë e diskutimit ishte edhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.

Ky është statusi i tij i plotë i tij:


Sot jam pritur nga homologu im në Republikën e Shqipërisë z. Bledi Çuçi.

Diskutuam për funksionimin e marrëveshjeve kufitare mes dy vendeve tona, mundësinë e ri-kategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit dhe çështje tjera me interes të përbashkët të dy vendeve tona.

Bashkëpunimi mes DEA-s Amerikane, Italisë, Shqipërisë dhe Kosovës rezultoi me konfiskimin e mbi 400 kilogramëve substancë narkotike të llojit kokainë në Kosovë, si rrjedhojë, me homologun tim biseduam për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Pjesë e diskutimit ishte edhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri.

Do të vazhdojmë intensifikimin e takimeve dhe marrëveshjeve tona me qëllim lehtësimin e jetës dhe veprimtarisë së qytetarëve nga të dyja vendet.

Lexo edhe

Video