Sveçla takohet me zv. kryeministren dhe ministren e administratës publike, Petra De Sutter

Sveçla takohet me zv. kryeministren dhe ministren e administratës publike, Petra De Sutter

Gjatë vizitës zyrtare në Belgjikë, Ministri i Punëve të Brendshme  Xhelal Sveçla bashkë me Zëvëndësministrin Bardhyl Dobra dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Belgjikë Agron Bajrami u takuan me Zëvendës Kryeministren dhe Ministren e Administratës Publike, Petra De Sutter.

,,Shpreha falënderime për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin tonë si dhe e njoftova për të arriturat e qeverisë sonë, ndër të tjera në sundimin e ligjit e luftimin e krimit dhe korrupsionit. Diskutuam për projektet në fushën e administratës publike, konkretisht në projektet tona në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike dhe procedurave administrative, proceset e rekrutimit si dhe në përmirësimin e sigurisë kibernetike”, ka thënë Sveçla.


Me këtë rast Petra De Sutter ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e shtetit belg në projektet e administratës publike si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gjatë takimit janë dakorduar për nevojën  e zgjerimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lexo edhe

Video