Sveçla për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës: Me Gjermaninë pritet nënshkrimi në sezonin vjeshtor

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se pritet që në sezonin vjeshtor të nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë.

Ai duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LVV-së Driton Hyseni, tha se janë në negociata edhe me Italinë dhe me Turqinë për njohjen e patentë shoferëve.


“MPB ka shtyrë përpara negocimin dhe finalizimin e marrëveshjeve me tri shtete shumë më rëndësi për mërgatën tonë, me Republikën Federale të Gjermanisë, me Republikën e Italisë dhe me Republikën e Turqisë. Me këtë rasat dua të theksojë me Gjermaninë të dy palët jemi dakorduar me draftin e marrëveshjes dhe MPB i ka përcjellë përmes kanaleve diplomatike marrëveshjen e cila pritet të nënshkruhet nga pala gjermane në sezonin vjeshtor”, tha ai.

Sveçla tha edhe se kërkesën për njohjen e patentë shoferëve e ka ngritur edhe në takime që ka mbajtur me homologët e tij, e që marrëveshja me Gjermaninë tha se do të hapë rrugën edhe për shtetet e tjera.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.