Sveçla: Kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht të largojmë barrikadat në veri

Me kërkimfalje nga ana e nënkryetarit të komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Enver Dugolli, ka nisur raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti, të cilët ishin përzënë nga kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, pas tensionit që pati mes tyre.

Me këtë rast, Sveçla para deputetëve të pushtetit deklaroi se kanë qenë të përgatitur logjistikisht që edhe fizikisht të largojnë barrikadat në veri të vendit, të cilat ishin vendosur nga serbët ekstremistë për të kundërshtuar vendimin për reciprocitetin në targa.

Duke shprehur keqardhje për situatën e krijuar më parë ministri Sveçla, tha se nuk mund të jetë pjesë e lojërave dhe fushatave të ndryshme.

Ndërkohë që tha se kishte pasur të raportonte edhe për punën e ministrisë që e udhëheq, ai u ndal vetëm tek vendimi për vendosjen e reciprocitetit në targa me Serbinë, për çka tha se si rezultat i kësaj Serbia pranoi reciprocitetin e plotë në lëvizjen e qytetarëve.

“Unë publikisht deklaroj për herë të parë që ne kemi qenë të përgatitur logjistikisht që edhe fizikisht të largojmë barrikadat e vendosura në të dy rrugët. Ka qenë çështje e vlerësimit operacional nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e vlerësimit politik nga MPB dhe kryeministri që të zgjidhet rruga më e mirë e mundshme që barrikadat të largohen në mënyrë që vendimi i Qeverisë së Kosovës të plotësohet në plotni. Nuk ka pasur asnjë ngërç logjistik sa i përket këtij operacioni”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme foli edhe për bashkëpunimin me aleatët, të cilët siç tha ai, kishin qenë të njoftuar për vendimin e qeverisë.

Ai theksoi se vazhdojnë të kenë bashkëpunim të mirë me të gjithë akterët e sigurisë në Kosovë. Ndërkohë që shtoi se është arritje më vete që Serbia pranoi reciprocitetin e plotë sa i përket lëvizjes së qytetarëve.

“Ishte mjaft shqetësuese prania e artilerisë së rëndë serbe dhe koncentrimi i tyre në afërsi të kufirit me Kosovën, edhe më shqetësuese ishte prania e ambasadorit rus në Beograd dhe atashehut rus policor në vendin e artilerisë serbe, e që përçonte mesazhe të agresionit ndaj Kosovës. Po ashtu, ishte pak shqetësuese edhe fluturimi i helikopterëve serbë afër territorit… 6’ Ajo në këtë rast nuk i arriti qëllimet e saj dhe u zmbraps në raport me vendimet e Republikës së Kosovës… 8:00 Ngjarjet u zhvilluan në atë mënyrë që vendimi jonë i datës 20 shtator solli edhe rezultatin e rëndësishëm në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe tashmë Serbia ishte pajtuar për reciprocitet të plotë me Serbinë për sa i përket lëvizjes së automjeteve”, tha ai.


Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti foli për situatën në veri dhe gjithë ecurinë e punëve prej momentit të vendosjes së reciprocitetit me targa me Serbinë. Ndërkohë tha se nuk ka marrë informacione për probleme logjistike nga policët e Njësisë Speciale në veri të vendit.

Ai tha se situata në veri është e qetë dhe se Policia e Kosovës është garantuese atje. 

Mehmeti mohoi që pjesëtarët e Njësisë Speciale kanë qenë të bllokuar nga serbët në veri, teksa shtoi se qarkullimi nuk është ndalur për asnjë moment.

“Është mirë që opinioni publik me e ditë që ne në ansjë moment nuk kemi qenë të ngujuar. Automjetet tona kanë qenë të bllokuara. Është mirë me e pa renditjen e automjeteve, nëse e shikoni kjo është pika në Jarinjë, ndërsa policia e Kosovës ka qenë e vendosur në dy pika. Ashtu qysh ne kemi qenë të barrikaduar në dy pika, ashtu kanë qenë edhe protestuesit nga Policia e Kosovës. Nëse dikush ka menduar që qarkullimi jonë aty është bërë për çështje humanitare, nuk është bërë për atë… 31:30 Derivatet dhe mjetet e tjera që kanë qenë të nevojshme kanë qarkulluar përmes rrugëve alternative ose përmes qarkullimit nëpër kamionë. Qarkulli nuk ëhstë ndërprerë për asnjë moment”, tha ai.

Mehmeti foli edhe për komunikimin ndërmjet policëve, për çka tha se për shkak të terrenit malor radiolidhjet nuk funksionojnë çdo herë. E sa i përket ushqimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë qëndrimit në veri të vendit në kohën kur po mbanin nën kontroll situatën në veri të vendit, Mehmeti tha se janë siguruar që një vakt të jetë i nxehtë dhe një i ftohtë, duke u mundësuar atyre të marrin të gjitha kaloritë e nevojshme.

Ndërkaq deputetët e pushtetit patën kryesisht pyetje rreth çështjeve logjistike, teksa përgëzonin ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për mbarëvajtjen e

Kryetari i Komisionit, Enver Dugolli tha se është lajm i mirë që situata në veri nuk ka dalë jashtë kontrollit.

“Ndjehem shumë mirë që gjatë gjithë këtij aksioni nuk ka pasur të lënduar dhe nuk ka pasur dëme njerëzore, sepse ne jemi mësuar në të kaluarën që të marrim jo fort lajme të mira. I përgëzoj Policinë e Kosovës dhe institucionet në preventivën që kanë marrë gjatë zbatimit të këtij vendimi. Pyetjen që e kisha është sa i përket koordinimit me NATO-n, KFOR-in, sepse qarkullonin informata që shkaktonin huti… 24:58 Sa jeni të kënaqur me mbështetjen logjistike”, tha Dugolli.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se deri më sot, sipas raporteve zyrtare janë lëshuar mbi 17 mijë etiketa ngjitëse, ku nga pikat kufitare janë lëshuar rreth 13 mijë dhe në Qendra të regjistrimit të automjeteve mbi 4 mijë të tilla, të cilat mbulojnë të gjitha simbolikat shtetërore të targave të Serbisë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Tensione mes Sveçlës e Berishës, dështon raportimi i ministrit dhe drejtorit të policisë Tensionet në Komisionin për Siguri, Berisha: Zotëri ‘Sfeklla” mos më shit mend, ditën e mirë e bëfsh Sveçla: Ne kemi qenë te përgatitur që edhe fizikisht të largojmë barrikadat në veri Sveçla: Kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht të largojmë barrikadat në veri […]

Komentet janë të mbyllura.

error: