Sveçla: I bëjë ultimatum vrasësit të dorëzohet, kushdo që e ndihmon implikohet në vepër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se janë duke u hetuar disa pista për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të Deçanit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Deçanit po edhe të Kosovës që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti. Sveçla tha se i bënë ultimatum vrasësit që të dorëzohet.


 “Lirisht mund të deklarojë se tashmë kemi informacione të ndryshme të ardhura në rrugë të ndryshme të cilat Policia e Kosovës nën direktivat e Prokurorisë është duke i trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista të cilat të gjitha kapacitetet e Policisë janë duke i eliminuar apo duke i hetuar. Unë po ashtu nuk po them bëjë ftesë, unë bëjë ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët. E dimë shumë mirë se kushdo që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë penale, nuk bëhet më fjalë për çfarëdo lloj solidariteti me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Prandaj, sa më parë që dorëzohet aq më mirë edhe për rrethin e tij, por aq më mirë edhe për qytetarët e gjithë Kosovës”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, tha se po bashkëpunojnë me të gjitha organet e drejtësisë që sa më parë të zbardhet ky rast.

Lexo edhe

Video

error: