Sveçla: Afganët rezultuan negativë, do të vaksinohen me Johnson&Johnson

Mbrëmë pas mesnatës në Kosovë ka arritur edhe grupi i dytë i shtetasve afganë. 113 prej tyre janë akomoduar në ish-kampin e Bechtal-Enka-s, në afërsi të Ferizajt. Gjatë ditës pritet të mbërrijë edhe grupi tjetër me 131 shtetas afganë. Ministri i Punëve të Brendshme ka deklaruar se këta persona do të qëndrojnë shkurt në Kosovë.

Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka njoftuar për grupin e dytë që ka arritur në Kosovë. Ai ka theksuar se të njëjtit janë proceduar bazuar në ligjet e Kosovës dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës.

“Ne kemi mbërritjen e dy grupeve të shtetasve afganë. I fundit ka qenë mbrëmë pas mesnatës, ku 113 shtetas afganë, bashkëpunëtorë të NATO-s së bashku me familjarë të tyre kanë ardhur dhe janë proceduar sipas ligjeve të Kosovës. Janë strehuar apo akomoduar në ish kampin e Bechtal-Enkas, në afërsi të Ferizajt. Sot do të kemi një fluturim të ri, i cili do të sjell 131 shtetas afganë. Prapë, bashkëpunëtorë të NATO-s. Dhe të cilët sikurse edhe në dy rastet e mëhershme do të procedohen bazuar në ligjet e Kosovës dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe do të vendosen për strehim në ish-kampin e Bechtal-Enkas”, ka thënë Sveçla në një konferencë për media.

Sveçla ka përsëritur se të njëjtit do të akomodohen përkohësisht në Kosovë, duke shtuar se në marrëveshjet me ShBA-të dhe NATO-s thuhet se këta të fundit do të strehojnë në kohë afatgjate.


Më tej, Sveçla ka njoftuar se të gjithë shtetasit afganë që kanë arritur në Kosovë kanë rezultuar negativ.

“Ne kemi marrë zotimin e partnerëve tanë që strehimi i tyre do të zgjas sa më shkurt që është e mundur. Bëhet fjalë për çështje javësh, mos të them muajsh. Me ligj, ne ofrojmë strehim afatshkurtër maksimumi një vit, plus në raste specifike një vit tjetër. Por, po flasim për shtetas afganë, për të cilët tashmë ka një vendim të qeverive të ndryshme të NATO-s, por edhe ShBA-ve që t’i pranojë ata. Kemi një lokacion tjetër, tashmë është një pjesë e kampit Bondsteel është operacional në kuptimin e akomodimit ”, ka njoftuar Sveçla.

Për këtë ai theksoi se të njëjtit do të vaksinohen me dozën Johnson&Johnson, e siguruar nga shtetet anëtare të NATO-s.

“Tashmë kemi filluar përgatitjet për vaksinimin e tyre, me vaksinën Johnson &Johnson, të cilat janë ofruar nga shtetet e NATO-s. Ata kanë marrë obligim që të bëjnë vaksinimin e këtyre personave. Gjithmonë në koordinim me institucionet e Kosovës”, ka shtuar ai.

Në këtë konferencë për media, Sveçla ka cekur se kushtet e akomodimit janë të mira dhe se të fëmijët afganë po u ofrohen ndihmë psiko-sociale. Më tej, ai tha se janë zotuar edhe për vijimin e mësimit nëse ka nevojë, por që u shpreh i bindur se strehimi i tyre nuk do të zgjas deri në atë kohë.

Lexo edhe

Video

error: