Superylli brazilian alarmon gjigantët e Premier Ligës

Superylli brazilian alarmon gjigantët e Premier Ligës

Njëri nga lojtarët më të kërkuar momentalisht nga gjigantët evropianë është superylli i Palmeiras, Endrick.

16 vjeçari brazilian po shkëlqen këtë sezon, ku në 14 paraqitje në të gjitha garat ka arritur të regjistrojë nëntë gola dhe një asistim, raporton KosovaPress.

Kampioni evropian, Real Madrid po e monitoron për një kohë të gjatë situatën e Endrick, ndërsa interesim në shërbimet e yllit brazilian kanë shprehur edhe Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Liverpooli.


Tani, në një intervistë për “Gazzetta” Endrick e ka konfirmuar se është duke mësuar gjuhën angleze, kështu duke alarmuar klubet e Premier Ligës që janë të interesuara për ta transferuar atë.

“Nuk do të ju përgjigjem për klubin tim të ardhshëm. Sigurisht, unë dëshiroj që të luaj në Ligën e Kampionëve pas dy, tre apo katër vitesh”, tha Endrick për “Gazzetta”.

“Jam i hapur për të gjitha klubet, duke pritur për propozimin më të mirë që më ofrohet mua dhe familjes sime”, shtoi më tej ylli brazilian.

Endrick bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Brazilit në grupmoshat U21 në muajin prill të këtij viti, ku që nga ajo kohë ka arritur të bëjë katër paraqitje duke regjistruar pesë gola mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video