Supertalentit të Romës i vjen një lajm i keq pas shpërthimit ndaj Genoas

Supertalentit të Romës i vjen një lajm i keq pas shpërthimit ndaj Genoas

Roma ka njoftuar se virusi COVID-19 brenda klubit po përhapet, pasi sulmuesi Felix Afena-Gyan ka rezultuar pozitiv së fundi.

Koronavirusi është përhapur brenda kampit të “Giallorossëve”, pasi Bryan Cristante dhe Gonzalo Villar rezultuan pozitivë javën e kaluar.

Tani Afena-Gyan, lojtari i skuadrës së të rinjve që shpërtheu me dy gola për të mundur Genoan me rezultat 2-0, është infektuar gjithashtu me virusin në fjalë, përcjellë KosovaPress.


Kjo do të thotë se ai do të jetë jashtë ndeshjes së nesërme në Serie A me Bolonjën.

Adoleshenti u bë viral edhe kur trajneri Jose Mourinho mbajti premtimin se do t’i blinte një palë atlete të shtrenjta si shpërblim për paraqitjen e tij të parë në Serie-A.

Roma po ashtu ka bërë të ditur se lojtari është i vaksinuar me të dy dozat kundër Covid-19.

Lexo edhe

Video

error: