Superndeshja mes Manchester United e Liverpool, ja formacionet e mundshme

Superndeshja mes Manchester United e Liverpool, ja formacionet e mundshme

Me fillim nga ora 17:30 dy skuadrat më të suksesshme në Angli do të përballen në njërin nga derbit më të mëdhenj në botën e futbollit, ku Manchester United pret në “Old Trafford” Liverpoolin.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në Premier Ligën angleze, Manchester United u mposht me rezultat 4:2 nga skuadra e Leicester, kurse Liverpooli shkatërroi Watfordin me rezultat 5:0, përcjell KosovaPress.

Fokusi në këtë ndeshje do të jetë tek ylli portugez Cristiano Ronaldo dhe njëri nga lojtarët me formën më të mirë momentalisht në botë, egjiptiani Mohamed Salah.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Manchester United zë vendin e gjashtë në tabelë me 14 pikë, kurse Liverpooli pozicionohet në vendin e tretë me gjithsej 18 pikë, dy më pak se Manchester City në pozitën e dytë, dhe katër pikë më pak se lideri i tabelës Chelsea.

Fakt interesant është që skuadra e Liverpoolit është pa humbje në 25 ndeshje të Premier Ligës angleze kundër skuadrave emrat e të cilave mbarojnë me “United”, ku kanë regjistruar 18 fitore dhe shtatë barazime.


Në ndeshjen e sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer nuk do të paraqiten Raphael Varane dhe Diallo, kurse në dyshim janë Fernandes, Rashford dhe Fred, kurse Jurgen Klopp nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Alcantara dhe Elliot.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Matic; Greenwood, Pogba, Sancho; Ronaldo

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Milner; Salah, Firmino, Mane

17:30 Manchester United – Liverpool (Stadiumi Old Trafford)

Lexo edhe

Video

error: