Superliga, sot nis java e 19-të

Superliga, sot nis java e 19-të

Me ndeshjen Vushtrria – Drita, hapet sot java e 19 e IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim prej orës 13:00, shkruan KosovaPress.

Vushtrria që garat po i vazhdon kryesisht me lojtarë të rinj, synon të befasojë Dritën, e cila vjen pas fitores në derbin ndaj Gjilanit.


Ndarjen e drejtësisë e bënë gjyqtari, Genc Nuza i ndihmuar nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Ndërsa takimet tjera tejet interesante do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë dhe të diell./KosovaPress/

Lexo edhe

error: