Superliga e Shqipërisë, sot përballen dy skuadrat më të mëdha të Tiranës
Lexohet për: 1 min.
1-Superliga e Shqiperise
1 vit më parë
Linku u kopjua

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 15 të këtij edicioni.

Programin e sotëm e hap ndeshja mes Kukësit dhe Laçit, e cila zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Kukës Arena”, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, përballja më interesante e sotme zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ku kampioni i Superligës, Tirana e pret në shtëpi, në stadiumin “Selman Stërmasi”, liderin aktual, Partizanin.

Momentalisht, tabelën e kryeson Partizani në kuotën e 26 pikëve, një më shumë se vendi i dytë Tirana, kurse Top 4 e mbyllin Egnatia dhe Erzeni me nga 21 pikë.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Bylisi me 15 pikë, Teuta me 14 sosh dhe Kukësi në vendin e fundit me 12 pikë.

Programin e sotëm të Superligës së Shqipërisë e gjeni më poshtë.

13:00 Kukësi – Laçi

20:00 Tirana – Partizani

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024