Superliga e Shqipërisë sjell pesë sfida

Superliga e Shqipërisë sjell pesë sfida

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 29.

Dy përballjet më të mira të këtij programi do të jenë mes Partizanit e Kukësit dhe Teutës e Tiranës, përcjell KosovaPress.

Gara për titull në Superligën e Shqipërisë vazhdon të bëhet më atraktive, ku lider në tabelë është Tueta me 52 pikë, dy më shumë se vendi i dytë dhe i tretë, respektivisht Vllaznia e Partizani, kurse në pozitën e katërt gjendet Laçi me 48 pikë.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Bylis, Skënderbeu dhe Apolonia Fier, ku Bylis së vendin e tetë me 26 pikë, tri sosh më shumë se vendi i nëntë Skënderbeu, kurse në vend të fundit gjendet Apolonia Fier me vetëm 17 pikë.

Programi i ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë vijon si më poshtë.


13:00 Bylis (8) – Apolonia Fier (10) (Stadiumi Adush Muça

13:00 Kastrioti (4) – Laçi (7) (Stadiumi i Kastriotit)

13:00 Vllaznia (2) – Skënderbeu (9) (Stadiumi Loro Boriçi)

16:00 Partizani (3) – Kukësi (6) (Stadiumi Panajot Pano)

16:00 Teuta (1) – KF Tirana (5) (Stadiumi Niko Dovana)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.